
Vdiq pas dhunës së ushtruar nga dy të rinj, i jepet sot lamtumira e fundit 20-vjeçarit shqiptar! Varrimi i tij do të bëhet në Greqi

Në një atmosferë pikëllimi të thellë, të afërmit dhe miqtë do t’i japin sot lamtumirën e fundit 20-vjeçarit shqiptar, i cili vdiq pas një sherri të ndodhur pasditen e së martës në Greqi.
Varrimi i Orgitos do të bëhet në orën 12:00 në varrezat e Agios Loukas, në Chania.
Kujtojmë se i riu shqiptar ra pa ndjenja në mes të rrugës pak pas një sherri me dy 24-vjeçarë, të cilët janë arrestuar.
Momenti i rrëzimit të 20-vjeçarit, i cili punonte roje plazhi, është regjistruar në një video të bërë publike nga Creta24.
20-vjeçari shihet duke ecur i mbështetur te një burrë në mes të rrugës dhe duke iu afruar trotuarit përballë bie.
Burri me të e kap para se të bjerë, përpiqet ta mbështesë në trotuar dhe ta ndihmojë.
Njerëzit mblidhen në vendngjarje, thërrasin urgjencën, të gjithë përpiqen të ndihmojnë 20-vjeçarin, por ai humbet ndjenjat në sekonda.
Pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur në jetë, ishte e pamundur.

Plas skandali: Interceptohet sondazh kundër SPAK-ut!
ide

Mos u tallni me pleqërinë e Berishës por me ëndrrën për tu bërë dhëndër sërish


Më në fund do të votojmë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128