Vdekja e një 19-vjeçareje në Greqi, arrestohet një shqiptar – Detajet e para
14 Prill 2026, 18:15 / AKTUALITET

Një vajzë 19-vjeçare në Kefalonia, Greqi, u gjet pa ndjenja në sheshin kryesor të Argostolit, këtë të martë, 14 prill. Ajo u transportua në spitalin e Kefalonias, ku dhe ndërroi jetë. Ajo nuk kishte shenja të dukshme dhune, çka e bën ende të paqartë arsyen e vdekjes së saj.
Raportohet nga mediat greke se e reja, përpara se të humbte ndjenjat, ishte nën shoqërimin e dy personave, të cilët dyshohen si të përfshirë në raste droge.
Në pranga kanë rënë dy personat. Njëri prej tyre, 26 vjeç, është pjesë e kampionatit evropian të të rinjve U17, ku dhe fitoi medaljen e artë. Tjetri është një 22-vjeçar shqiptar. Sakaq, në kërkim është shpallur një tjetër.
Vijojnë hetimet lidhur me ngjarjen, si dhe ekzaminimet lidhur me vdekjen e së resë.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
Nga Blendi Kajsiu
ide
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
Nga Kreshnik Spahiu
Viktor Orbani diktator?
Nga Indrit Vokshi
Pse nuk duhet besuar Kryeministri kur flet për rritjen ekonomike !
Nga Irena Beqiraj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128