U gjet i pajetë pranë Liqenit të Shkopetit, 23-vjeçari dyshohet se është vrarë me armë zjarri! Po udhëtonte me automjet kur…

Një 23-vjeçar dyshohet se është vrarë me armë zjarri pranë Liqenit të Shkopetit në Mat.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së ndodhur, ndërsa ka dyshimet se viktima po lëvizte me një automjet kur u qëllua nga persona të paidentifikuar.
Automjeti i viktimës me iniciale R. D., mësohet se ka përfunduar në Liqenin e Shkopetit.
Sipas njoftimit të policisë, denoncimi për zhdukjen e 23-vjeçarit ëshyë bërë nga babai i tij, i cili ka kallëzuar se i biri nuk ishte kthyer në banesë.
Pas disa orësh kërkime, bluts kanë gjetur trupin e pajetë të tij pranë liqenit të Shkopetit.
Mbrëmjen e djeshme, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat, shtetasi R. D., i cili ka kallëzuar se djali i tij, shtetasi R. D., 23 vjeç, nuk ishte kthyer në banesë.
Shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit. Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të 23-vjeçarit, pranë liqenit të Shkopetit, ndërsa automjeti i tij dyshohet se ka rënë në liqen.
Në lidhje me këtë rast është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

