Trump dhe Putin, 50 minuta në bisedë telefonike për situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme

14 Qershor 2025, 20:24 / BOTA ALFA PRESS

Trump dhe Putin, 50 minuta në bisedë telefonike për situatën

Presidenti i SHBA-së dhe homologu i tij rus Vladimir Putin, zhvilluan sot një bisedë telefonike që u përqendrua te përshkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme.

Sipas këshilltarit diplomatik të Kremlinit, Yuri Ushakov, biseda u përqendrua në armiqësitë midis Izraelit dhe Iranit.

Të dy udhëheqësit, shtoi Ushakov, nuk përjashtuan mundësinë e rikthimit në tryezën e bisedimeve mbi programin bërthamor të Iranit.

Gjatë telefonatës, Putin theksoi gjithashtu se Rusia mbetet e gatshme të vijojë negociatat për paqe me Ukrainën.

Biseda mes dy liderëve zgjati rreth 50 minuta dhe, sipas Ushakov, u zhvillua në një atmosferë ‘thelbësore dhe të dobishme’.

 

Po ndodh...

ide