Trafikoi 613 kg kokainë nga Amerika Latine, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 14 vite burg për Arbër Çekajn

3 Qershor 2025, 19:54 / AKTUALITET ALFA PRESS

Trafikoi 613 kg kokainë nga Amerika Latine, Gjykata e Lartë lë

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me 14 vite burg për Arbër Çekajn, i shpallur fajtor për trafikimin e 613 kg kokainë nga Amerika Latine në vitin 2018, në Portin e Durrësit.

Lënda narkotike u gjet në një kontejner me banane dhe ishte e destinuar për kompaninë “Arbi Garden”, në pronësi të Çekajt.

Po ashtu, Gjykata e Lartë ka vulosur dënimet edhe për dy bashkëpunëtorët e tij, Donaldo Lushaj është dënuar me 10 vjet e 8 muaj burg, ndërsa Armando Pezaku do të vuajë 8 vite e 8 muaj burg.

Droga u kap më 28 shkurt 2018 në Portin e Durrësit dhe përbën sasinë më të madhe të kokainës e sekuestruar ndonjëherë në vend. Sasia ishte ndarë në 528 pako të ndryshme, secila me shenja dalluese.

Sipas Prokurorisë, Arbër Çekaj rezulton të jetë organizatori i gjithë operacionit të trafikimit të drogës, përfshirë porositjen, nisjen, transportimin dhe mbërritjen e lëndës narkotike në Shqipëri.

Arben Çekaj u dënua me 21 vite burg, por përfitoi ulje nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë 14 vite burg.

 

Po ndodh...

ide