Trafik i rënduar në Muriqan, udhëtarët presin në temperatura mbi 40 gradë

8 Gusht 2025, 12:08 / AKTUALITET ALFA PRESS

Trafik i rënduar në Muriqan, udhëtarët presin në

Një fluks i madh automjetesh ka shkaktuar trafik të rënduar në pikën kufitare të Muriqanit, ku udhëtarët janë detyruar të presin orë të tëra në temperatura që arrijnë mbi 40 gradë Celsius.

Për një distancë prej vetëm një kilometri, pritjet kanë zgjatur më shumë se dy orë. Shumë prej udhëtarëve vijnë nga Italia pas një rrugëtimi të gjatë prej rreth 15 orësh, shpesh bashkë me fëmijë të vegjël.

Mediat raportojnë se udhëtarët shprehen të lodhur dhe të irrituar për shkak të vonesave dhe kushteve të vështira në zonën kufitare, duke bërë apel për një menaxhim më të mirë të fluksit dhe për krijimin e kushteve minimale, veçanërisht për fëmijët dhe personat e moshuar gjatë pritjes.

Po ndodh...

ide