Tiranë/ Marshim për Egli Progën, kërkohet drejtësi për vrasjen: Kundër gangove me pushtet

19 Gusht 2024, 19:58 / AKTUALITET ALFA PRESS

Tiranë/ Marshim për Egli Progën, kërkohet drejtësi

Qytetarë të shumtë janë mbledhur pasditen e sotme në sheshin 'Skënderbej; ashtu siç ishte lajmëruar më herët për të mbajtur marshimin në Bulevard për Egli Progën, 42 vjeçarin që humbi jetën 9 ditë më në Pogradec nga dhuna e ushtruar nga Denis Meçe. 

Në protestën e drejtuar nga aktivisti Adriatik Lapaj, ishin të pranishëm edhe motra e të ndjerit si dhe familjarë të tij. Protestuesit kërkojnë drejtësi për Egli Progën, pasi dhunuesi i tij është i lirë dhe Prokuroria i ndërroi akuzën në vrasje nga pakujdesia.

Në protestë është shpalosur dhe një banderolë e madhe ku shkruhet: Kundër gangove me pushtet.

Denis Mece aktualisht ndodhet në burg, ndërsa vrasja e 42 vjeçarit shkaktoi përplasje institucionale mes policisë dhe prokurorisë. Ndërsa policia e referoi ngjarjen si vrasje me dashje, prokurorja e Korçës e zbuti akuzën në 'vrasje nga pakujdesia'

Familja kërkon drejtësi dhe kërkon që të zbardhet e vërteta e kësaj vrasjeje. 

 

Po ndodh...

ide