Shpërndanin kokainë në Perugia, arrestohen 2 shqiptarë

Karabinierët italianë në Perugia njoftuan dje (5 tetor) se goditën dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytet, duke arrestuar edhe 2 shqiptarë të dyshuar si autorë.
Gjatë kontrollit fizik, ata u kapën me 84 doza kokaine, të gatshme për shitje.
I pari është ndaluar një 22-vjeçar, i gjetur brenda një shtëpie të dyshimtë në Magione, nën shoqërinë e një 70-vjeçare, bashkatdhetare të tij. Sipas policisë, e moshuara nuk mundi të justifikonte dot praninë e saj.
Ata gjetën 74 doza kokainë dhe gjithashtu sekuestruan mbi një mijë euro cash, si rezultat i shpërndarjes së drogës. Ai u dënua menjëherë me 8 muaj burg dhe u aprovua dëbimi nga vendi.
Arrestimi i dytë u bë në zonën e Trasimeno. Karabinierët e Città della Pieve kontrolluan një makinë dhe gjetën 20 mbështjellje kokaine dhe para në tapiceri. Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


