Nga 1991 deri më sot/ Partitë që kanë garuar në zgjedhje, 2013 shenjon numrin më të lartë

6 Tetor 2024, 19:00 / POLITIKË ALFA PRESS

Nga 1991 deri më sot/ Partitë që kanë garuar në

Prej shpalljes së pluralizmit politik në 1991, rregjistri i partive politike njeh shume emra. Ato erdhën në rritje vit pas viti, disa si grupime të reja e shumë si fraksione brenda partive të mëdha që ishin PS dhe PD.

Pas krijimit të parë së partisë pluraliste që ishte; Partia Demokratike, erdhën dhe partitë e tjera si ajo Republikane, Social Demokrate.

Partitë erdhën gjithmonë në rritje dhe pse disa prej të shumtave nuk prodhonin mandate deputetësh.

Më pas ato shkriheshin ose shërbenin vetëm për zgjedhjet vendore ku gjenin kandidatë për këshillat bashkiakë.

Dominancën më të madhe e patën PS dhe PD pothuajse në të gjitha zgjedhjet, madje në dëm të partive të vogla ishte dhe ndryshimi i kodit zgjedhor nga Rama dhe Berisha në 2008.

Nga 1991 deri më sot/ Partitë që kanë garuar në

Rritja e numrit të partive sipas ISP

Zgjedhjet e 1991

Morën pjesë PS dhe PD, Partia Republikane, Partia Agrare, e Partia Ekologjike. Nga organizatat ishin Omonia, Komiteti i Veteranëve, Bashkimi i Gruas, Bashkimi i Rinisë Punës së Shqipërisë.

Zgjedhjet i dhanë rezultatet:

-Partia e Punës: 169 deputetë ose 67,6%

-Partisë Demokratike: 75 deputetë ose 30 %

-Organizata “Omonia” 5 deputetë ose 2 %

-Komiteti i Veteranëve: 1 deputet ose 0.4 %

1992

Morën pjesë 9 parti, ishin krijuar; PBDNJ, PSD etj.

Partia Demokratike fitoi 62.08% të votave (92 vende), Partia Socialiste 25.70% (38 vende), Partia Social Demokrate 4.30% (7 vende). Republikanët nuk e kishin kaluar shifrën prej 3.11% e PBDNJ atë të 2.90%.

Zgjedhjet e 1996, 1997 kishin krijuar parti të tjera që kishin ardhur dhe si pasojë e ikjeve nga PD dhe PS. Më së shumti ikjet ishin nga ana e PD, ku shumë figura si Neritan Ceka, Preç Zogaj, Arben Imami e Dash Shehin kishin kritikuar qëndrimet e Sali Berishës.

Zgjedhjet e 2001 janë zgjedhjet që do të shënojnë dhe pjesëmarrjen më lartë të subjekteve politike në garë.

Plot 38 parti hynë në garën parlamentare të vitit 2001. Për shkak të konfigurimit të disa koalicioneve, në fletën e votimit rezultojnë 28 forca politike.

Nga 1991 deri më sot/ Partitë që kanë garuar në

Zgejdhjet e 2005

Në vitin 2005 numri i partive u rrit akoma më shumë duke shkuar në 57 parti dhe 4 organizime në formën e koalicioneve.

Në fletën zyrtare të votimit garojnë 27 parti.

Zgjedhjet u fituan nga PD që bëri një koalicion me Agrarët që ishin spektër i majtë.

Nga 1991 deri më sot/ Partitë që kanë garuar në

Nga 1991 deri më sot/ Partitë që kanë garuar në

Nga 1991 deri më sot/ Partitë që kanë garuar në

Zgjedhjet 2009

Në zgjedhje garojnë 45 parti dhe 4 organizime në formën e koalicioneve.

Zgjedhjet u fituan nga PD pas koalicionit Berisha-Meta.

Në listën zyrtare figurojnë 34 forca politike dhe po ashtu dhe kandidatë të pavarur në zona të caktuara.

Nga 1991 deri më sot/ Partitë që kanë garuar nëNga 1991 deri më sot/ Partitë që kanë garuar në

Zgjedhjet e 2013 deri më sot ruajnë rekordin më të lartë. Plot 66 parti u futën në zgjedhje. Pjesa më e madhe u ndanë në dy koalicione të udhëhequra nga PS dhe PD. Vetëm 4 parti, ku përfshihej AK e Spahiut dhe FRD e Topit ishin jashtë koalicionit, duke garuar të vetme.

Nga 1991 deri më sot/ Partitë që kanë garuar në

Zgjedhjet e 2017

Në këto zgjedhje u futën 17 parti. Ishin themeluar disa parti të reja si Libra e Ben Blushit, apo Sfida e Gjergj Bojaxhiut. Koalicioni i djathtë pothuajse garoi i tëri në siglën e PD, kurse shumë nga ato të spektrit të majtë ishin shkrirë me PS.

Në 2019, PD djeg mandatet duke mos pranuar të jetë fasada e qeverisë. Nga listat vijuese disa prej emrave në listat shumëemërore pranuan mandatin.

Nga 1991 deri më sot/ Partitë që kanë garuar në

Zgjedhjet e 2021

Numri i partive erdhi sërish në ulje, vetëm 12 parti u futën në garë. Elementi kyç i këtyre zgjedhjeve ishte heqja e koalicioneve. Vendim ky i marrë nga maxhoranca socialiste, bashkë me deputetët vijues që kishin pranuar mandat deputeti.

Zgjedhjet e 2025 po afrojnë por ende nuk e kemi një tablontë qartë. Deri më tani kemi disa forca të reja si ajo e Adriatik Lapajt, Arlind Qorrit, Agron Shehajt etj.

Nga 1991 deri më sot/ Partitë që kanë garuar në

/Artikull nga Alfapress.al

Po ndodh...