Shkrumbohet nga flakët një shtëpi në Vlorë

4 Qershor 2025, 19:37 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shkrumbohet nga flakët një shtëpi në Vlorë

Një banesë është përfshirë nga zjarri dhe është shkrumbuar e gjitha nga brenda këtë të mërkurë në lagjen “1 Maji” të qytetit të Vlorës

Nga informacionet paraprake mësohet se vatra e zjarrit ka ardhur nga soba e lënë ndezur nga kryefamiljarja e moshuar. E moshuara kishte lënë sobën ndezur, që më pas ka sjellë përhapjen e flakëve.

Si pasojë e zjarrit nuk ka patur persona të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale.

 

Po ndodh...