
Reshjet e shiut sjellin gurë dhe përmbytje në “Rrugën e Arbrit”, vështirësohet qarkullimi i mjeteve

25 Shtator 2023, 10:03 / AKTUALITET
ALFA PRESS
Reshjet e shumta të shiut të nisura që ditën e djeshme kanë krijuar probleme në rrugët nacionale të qarkut Dibër.
Më problematike situata paraqitet në rrugën e Arbrit, kryesisht në by-passin e Murrizit, segmentin e Xibrit dhe Bulqizë- Maqellarë.
Në këto zona ka pasur rënie të vazhdueshme gurësh të cilët janë kthyer në rrezik për aksidente. Si pasojë e reshjeve intensive të shiut në afërsi të urës së Çerenecit ka pasur herë pas here gurë të mëdhenj në rrugë, ndërsa vetë ura është e mbushur me ujë.
Shkak mësohet se është bërë bllokimi i kanaleve anësore të rrugës dhe shkarkuesve mbi urë.
Po ashtu, rënie gurësh dhe vështirësi qarkullimi ka pasur edhe në aksin tjetër nacional Burrel-Skuraj, kryesisht në segmentin e Shkopetit.

Seanca e turpit
Nga Namir Lapardhaja
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128