Ra nga skela, humb jetën punëtori i ndërtimit në Berat

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në qytetin e Beratit, ku një punëtor ndërtimi ka humbur jetën pasi dyshohet se është rrëzuar nga kati i tretë i një pallati në ndërtim.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, në lagjen “Kushtrimi”. Viktima është identifikuar si R. H., 66 vjeç, banues në Berat, punonjës i një firme ndërtimi.
Ai është transportuar me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë nga plagët e marra.
“Rreth orës 15:30, dyshohet se është rrëzuar nga kati i tretë i një pallati në ndërtim, në lagjen “Kushtrimi”, punonjësi i firmës së ndërtimit, shtetasi R. H., 66 vjeç, banues në Berat. Si pasojë ai ka humbur jetën, në spital.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit”, njoftoi policia.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


