Qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit, përmbyllet protesta

8 Qershor 2026, 23:10 / AKTUALITET ALFA PRESS

Qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit,

Protestuesit kanë vijuar marshimin e tyre në rrugët e Tiranës për më shumë se pesë orë tubim, në kuadër të protestës që po zhvillohet prej disa ditësh kundër projektit në Zvërnec.

Në ditën e nëntë të kësaj proteste, qytetarët kanë shprehur edhe njëherë kundërshtimin e tyre ndaj projektit, duke kërkuar njëkohësisht dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë marshimit, protestuesit kanë vijuar thirrjet dhe qëndrimin e tyre kritik ndaj qeverisë, ndërsa tubimi është shtrirë në disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit, duke u bërë një nga protestat më të gjata të ditëve të fundit.

Po ndodh...