Banorët përplasen me analistët në studio: Na ftuan të takoheshim me Ramën në Vlorë, por nuk kishim çfarë të diskutonim

Një nga banorët i cili pretendon se ai dhe të tjerët janë pronar të asaj toke me ligjin 7501 ka sqaruar se në atë takim, kryeministri Rama nuk kishte lejuar asnjë banorë nga Zvërneci në sallë përveç kryeplakut të fshatit.
Ndërkohë një tjetër banor ka sqaruar se ata ishin ftuar për të ardhur në Shqipëri dhe për t’iu bashkuar takimit, por kishin zgjedhur të mos ishin prezent.
Karamuço: Që nga Vlora në Konispol është bërë një batërdi me 7501. Kemi shumë vite me probleme pronësie. Mungesa e sigurisë juridike shfrytëzohet. Volumi i madh i çështjeve civile që kemi, pjesën më të madhe e ka pjesa bregdetare nga Vlora në Sarandë. SPAK-u duhet të kishte krijuar prej vitesh zyrë rajonale në Vlorë për këto probleme. I takon institucioneve t’i shikojnë një më një, ky konflikt që është në Zvërnec është edhe në shumë zona të tjera.
Curri: Jo që nuk kuptova unë sot është që ka një ndryshim nga qëndrimi i qytetarëve në Zvërnec kur takojmë kryeministrin dhe ata që frekuentuan që kishim live. Kryeministri arriti t’i bindte fshatarët që nuk ishte faji i tij që toka e tyre ishte grabitur. Ideja është që fakti që kryeministri bëri një reformë në drejtësi, dhe 3 çerekun e tyre i hodhi në kosh të plehrave, ka përgjegjësi për vonesat.
Duhet të çohet një trup gjykuesish në Vlorë që të merren me të çështje. Edhe kryeministrit edhe fshatarëve u intereson të zgjidhet ky konflikt. Ose gjykata t’i japë një masë sigurie padisë dhe ta bllokojnë komplet transaksionin. Rama ka të drejtë të thotë nuk bllokon pronën nëse nuk keni të drejtë padie. Fshatarët e Zvërnecit thanë duan të bëhet investimi dhe pastaj të marrim lekët. Ju thatë se doni njëherë pronën pastaj se dini.
Eduart Subashi: Ne kërkojmë certifikatat e pronësisë. Pastaj do vendosim për çështjen e investimit.
Banori: Në takimin që u bë në Vlorë, brenda në zyrën e takimit nuk kishte asnjë fshatar nga Zvërneci, ishte vetëm kryeplaku që nuk u la asnjë moment të fliste.
Faik Basha, ekspert sigurie: Pse nuk shkuat të protestoni, se nuk jeni shumë larg nga aty në Greqi ku jetoni?
Curri: A nuk ishin fshatarë të Zvërnecit ata? Nga ishin?
Banori: Ju po më pyesni mua? Ju e dini.
Banori: Po të shikoni mirë videot, zoti Curri. Nëse doni të mësoni kush ishte, videot i keni aty. E dini shumë mirë se kush ishin.
Banorja: Zoti Curri ka qenë në Zvërnec dhe i njeh shumë mirë.
Curri: Ma thoni mua kush janë ata. Nuk i njoh ata.
Banori: E njihni shumë mirë kush janë ata. Ne ishim arsyeja që u ngrit e gjithë Shqipëria.
Banori tjetër: Na u bë thirrja për të shkuar, por kur fshati dëgjoi deklaratat e kryeministrit që unë njoh si pronar ata me certifikatë, duke dëgjuar ata që mbylli gjithë çështjen, ne s’kishim pse të vinim dhe të bisedonim. Ai i kishte vënë vulën çështjes, nuk kishim dyer dhe dritare të hapura të diskutonim me kryeministrin. Është e vërtetë që na lajmëruan për të vajtur dhe për t’u takuar, por nuk kishim çfarë të diskutonim. Të shkonim të venim si pronarë të ligjshëm apo të paligjshëm.
Po ndodh...
Protesta nuk është vetëm e "protestës"
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128