Peticioni theu rekordin, Rama nuk tërhiqet: Projekti i Zvërnecit nuk ndalet

Në një intervistë të dhënë nga zyra e tij për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve Reuters, Edi Rama u shfaq i prerë dhe i palëkundur në lidhje me projektin disa miliardësh të Jared Kushner në Sazan dhe Zvërnec, duke dërguar një mesazh të qartë për të gjithë kundërshtarët e këtij investimi.
“Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë që unë jam këtu. Ne nuk mund të lejojmë që vendi ynë të marrë stigmën e një vendi ku investitorët e huaj priten me armiqësi”.
Aktivistët dhe qytetarët që po protestojnë prej disa ditësh e akuzojnë për shkatërrim të ekosistemit të mbrojtur në Nartë, por, për kreun e qeverisë, ky reagim është thjesht rezultat i keqinformimit.
“Njerëzit po manipulohen nga fushata të egra dizinformimi në rrjetet sociale. Ky projekt është një mundësi e jashtëzakonshme për ta kthyer Shqipërinë në një destinacion të turizmit elitar dhe për të hapur mijëra vende pune”.
Rama këmbëngul se zhvillimi ekonomik dhe mbrojtja e mjedisit mund të bashkëjetojnë, duke marrë si shembull investimet e ngjashme në vende të tjera të Mesdheut.
“Nuk bëhet fjalë për të shkatërruar natyrën, por për ta menaxhuar atë me përgjegjësi. Ne po sjellim një model që do të rrisë vlerën e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.”
Pavarësisht vendosmërisë së kryeministrit, beteja mbetet e hapur. Ndërsa në terren tensionet shtohen, çështja ka përfunduar edhe në SPAK, ku po verifikohen ndryshimet ligjore që i hapën rrugë projektit të dhëndrit të Donald Trump.
Po ndodh...
Protesta nuk është vetëm e "protestës"
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128