E paimagjinueshme/ Marshimi i qytetarëve nga sheshi “Nënë Tereza” deri te “Rruga e Kavajës”, vargu i protestuesve arrin mbi 1.5 km
8 Qershor 2026, 21:24 / POLITIKË
Pamje të paimagjinueshme nga marshimi i mijëra qytetarëve në Tiranë. Vargu i protestuesve fillon nga sheshi “Nënë Tereza” dhe vijon deri te “Rruga e Kavajës”. Marshimi i protestuesve arrin mbi 1.5 km.
Çdo ditë protesta po merr përmasa të jashtëzakonshme të pjesëmarrjes, ndërsa kolona e protestuesve përshkoi disa nga akset kryesore të kryeqytetit.
Qytetarët deklarojnë se do të vijonë rezistencën në rrugët e kryeqytetit deri në realizimin e kërkesës së tyre, që është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Pjesëmarrësit mbanin pankarta dhe flamuj kombëtarë, ndërsa gjatë marshimit u dëgjuan thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Pamjet nxjerrin në pah përmasat e tubimit të nëntë radhazi në zemër të Tiranës.
Po ndodh...
Protesta nuk është vetëm e "protestës"
Nga Poli Hoxha
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128