
Prokuroria e Durrësit pezullon hetimet për vdekjen e 4 shtetasve rusë në Golem, ja arsyeja

Mbetet ende mister vdekja e 4 rusëve në Golem, ndërkohë Prokuroria e Durrësit pezullon hetimet. Pezullimi i hetimit ka ardhur për shkak se Rusia nuk i ka kthyer përgjigje letërporosive nga autoritet shqiptare përmes të cilës është kërkuar informacion për autopsinë e 4 viktimave. Gjithashtu drejtësia shqiptare kishte kërkuar informacion për të kaluarën e 4 rusëve.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 15 tetor 2021 në pishinën e mbyllur të një hoteli në Qerret, Kavajë, ku u gjetën të vdekur Sergei Burenkov, 60 vjeç, gruaja e tij Nataliia Burenkova, 58 vjeçe, vajza Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe dhëndri Nikita Belousov, 37 vjeç.
Fillimisht u dyshua se 4 rusët humbën jetën nga helmimi prej klorit në pishinë, por kjo pistë u rrëzua më vonë. Sipas aktekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore të administruar nga Prokuroria rezulton se ata ndërruan jetë nga asfiksia nga dioksidi i karboni.
Sergei Burenkov, sipas një dokumenti që zbuloi emisioni “Në Shënjestër”, rezulton se në vitin 2015 ka shërbyer si kolonel policie brenda Drejtorisë së Përgjithshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Federatës Ruse ose ndryshe Komandant i Forcave OMON në zonën e Irkuyskut.

Ekzekutimi politik i Lul Bashës si kryeobjektivi i Mcgonigal
ide

Të vërtetat që nxori në pah rasti ‘McGonigal’


“Përfaqësuesi Rus në OKB na kujtoi sërish modelin Rus të Qeverisjes”
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128