Policia Rrugore intensifikon kontrollet, 49 të proceduar dhe 14 496 masa administrative në një javë

2 Qershor 2025, 13:07 / AKTUALITET ALFA PRESS

Policia Rrugore intensifikon kontrollet, 49 të proceduar dhe 14 496

Vijojnë kontrollet me dronë, radarë dhe kamera, si dhe me prani të shtuar të shërbimeve të Policisë Rrugore.

Gjatë javës së fundit, si rezultat i intesifikimit të kontrolleve: 49 shtetas janë arrestuar/proceduar për shkelje të rregullave të Kodit Rrugor. 15 prej arrestimeve, për drejtim të automjeteve në gjendje të dehur/ose pa leje;

4 persona kapur në kërkim, për vepra të ndryshme penale; 40 automjete janë bllokuar; janë vënë 14 495 masa administrative; 21 leje drejtimi janë pezulluar.

Policia Rrugore vijon apelimin për përdoruesit e rrugës, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, njëkohësisht fton qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

 

Po ndodh...