Plagosje me armë në Shijak, autori në kërkim

Një 50-vjecar është plagosur me armë zjarri në qytetin e Shijakut.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes në lagjen Popullore të Shijakut. Autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia pasi e ka identifikuar autorin po punon për kapjen e tij.
Lidhur me ngjarjes, policia vendore bën të ditur se janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona për të bërë të mundur lokalizimin e autorit të dyshuar.
Ngjarja ndodhi rreth orës 22:10, në Shijak, gjatë një konflikti për motive të dobëta. Shtetasi E. H., 38 vjeç dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin A. Ç., 50 vjeç, banues në Shijak, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të 38-vjeçarit, me qëllim kapjen e tij.
Grupi hetimor po vijon punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
-
Denoncimi/ Policia e Shtetit përjashton inspektorin e Shkodrës
1 Qershor, 23:39 -
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


