Denoncimi/ Policia e Shtetit përjashton inspektorin e Shkodrës

Fiks Fare denoncoi rastin, Policia e Shtetit përjashton inspektorin e Shkodrës.
Reagim i Policisë së Shtetit
Në vijim të informacionit të dhënë nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, për pezullimin nga detyra të punonjësit të Policisë nënkomisar Sh. Gj., me detyrë specialist i Policisë së Rendit në Komisariatin e Policisë Shkodër, sqarojmë se:
Pas transmetimit të një rasti tjetër të abuzimit me detyrën nga ky punonjës policie, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur përjashtimin e menjëhershëm nga Policia e Shtetit të punonjësit të Policisë nënkomisar Sh. Gj.
Ndërkohë AMP është duke kryer veprimet procedurale për arrestimin e tij.
Policia e Shtetit falënderon median që denoncon raste të tilla dhe siguron qytetarët e median se është e vendosur për të larguar nga radhët e saj cilindo punonjës që do të cenojë të drejtat dhe liritë e qytetarëve apo do të abuzojë me detyrën.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





