Plagos fëmijën teksa hap derën e makinës, në pranga 64 vjeçari në Tiranë

28 Maj 2023, 12:24 / AKTUALITET ALFA PRESS

Plagos fëmijën teksa hap derën e makinës, në pranga 64

Një fëmijë 12 vjeçar ka mbetur i plagosur, pasi një shofer ka hapur derën e makinës duke e përplasur atë.

Policia bën me dije se 64-vjeçari, me inicialet A.XH.,  teksa ka qenë duke drejtuar mjetin e tij në Tiranë, ka hapur derën dhe ka përplasur fëmijën, e më pas është larguar nga vendngjarja.

Mësohet se fëmija ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shoferi është arrestuar.

Po ndodh...

ide