Përplasi për vdekje të moshuarin dhe u arratis, arrestohet 31-vjeçari në Shkodër

30 Nëntor 2023, 20:49 / AKTUALITET ALFA PRESS

Përplasi për vdekje të moshuarin dhe u arratis, arrestohet

Një 31-vjeçar i cili ka përplasur për vdekje një të moshuar rreth mesnatës në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë” është identifikuar dhe arrestuar.

Mësohet se 31-vjeçari pasi ka përplasur 68-vjeçarin M. P. është larguar nga vendngjarja.

Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Identifikohet, kapet dhe arrestohet 31-vjeçari, i cili rreth mesnatës, përplasi me automjet, me pasojë vdekjen, një këmbësor 68 vjeç, dhe u largua nga vendi i aksidentit.

Sekuestrohet automjeti tip “Peugeot” që drejtonte i arrestuari, kur ndodhi aksidenti.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale të kryera me qëllim përcaktimin e autorësisë së një aksidenti në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, i cili ndodhi rreth mesnatës dhe pati si pasojë humbjen e jetës së shtetasit M. P., 68 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e qarkullimit rrugor, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit që përplasi shtetasin M. P. (këmbësor), shtetasit K. K., 31 vjeç, banues në Shkodër. Ky shtetas, pas aksidentit, ishte larguar nga vendngjarja.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për rastin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, automjetin tip “Peugeot” me të cilin ndodhi aksidenti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

Po ndodh...

ide