Përplasi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 35- vjeçari nga Tirana
Një 35- vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës pasi ishte shpallur në kërkim se në datë 29.05.2025, në aksin rrugor “Mbikalimi i Patokut–Laç”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një 59 -vjeçar.
Pas aksidentit, i riu ishte larguar nga vendngjarja.
35- vjeçarit i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Si rezultat i sigurimit të informacionit dhe bashkëpunimit ndërmjet strukturave të Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe shërbimeve të DVP Lezhë, u bë e mundur lokalizimi në Tiranë dhe ndalimi i autorit, shtetasit T. N., 35 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 29.05.2025, në aksin rrugor “Mbikalimi i Patokut–Laç”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin F. H., 59 vjeç, banues në Kurbin, dhe pas aksidentit është larguar nga vendngjarja.
35-vjeçari u ndalua në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Gjithashtu, në vijim të hetimeve, nën drejtimin e Prokurorisë, u arrestua në flagrancë edhe shtetasi A. B., 23 vjeç, për veprat penale “Deklarim i rremë para oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë veprimeve procedurale ka dhënë deklaratë të rremë para oficerit të policisë gjyqësore, duke pretenduar se ishte ai drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin, ndërkohë që nga aktet hetimore është provuar se drejtues i automjetit ishte shtetasi T. N.
Materialet procedurale në ngarkim të të dy shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
