Përplasen gjatë një konflikti në familje, 23-vjeçari plagos babanë

19 Maj 2025, 10:01 / AKTUALITET ALFA PRESS

Përplasen gjatë një konflikti në familje, 23-vjeçari

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, rreth mesnatës, sapo janë njoftuar se një shtetas kishte plagosur babanë e tij, në banesën e tyre, në fshatin Mbrostar Ura, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u kap dhe u vu në pranga, shtetasi J. Z., 23 vjeç.

Ai dyshohet se pas një konflikti me babanë e tij, shtetasin N. Z., 58 vjeç, e ka plagosur atë, në këmbë, me një armë të modifikuar si armë sportive.

58-vjeçari është aktualisht në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.