Përfshihen nga flakët dy kullota në Gjirokastër

22 Shtator 2023, 14:08 / AKTUALITET ALFA PRESS

Përfshihen nga flakët dy kullota në Gjirokastër

Mesditën e sotme në fshatrat e Gjirokastrës janë regjistruar dy zjarre masive në kullota.

Zjarret kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme të kullotave malore në fshatraz Karjan, Njësia Administrative Lunxhëri dhe fshatin Kodër, Njësia Administrative Cepo.

Të dyja zjarret janë jashtë zonës së banuar dhe në rrethinat e fshatrave. Shërbimi Zjarrfikës në bashkëpunim me strukturat e pushtetit vendor dhe banorët po punojnë për shuarjen e zjarreve ndërsa dyshohet se shkak i tyre ka qenë pakujdesia dhe mosrespektimi i masave për parandalimin e zjarreve.

Po ndodh...

ide