Pas gati 2 vitesh/ Grupi i Laert Haxhiut e nxori nga makina dhe e ekzekutoi, zbardhet vrasja e Albi Bashaliut në Peqin

28 Shtator 2023, 19:25 / AKTUALITET ALFA PRESS

Pas gati 2 vitesh/ Grupi i Laert Haxhiut e nxori nga makina dhe e ekzekutoi,

Pas gati 2 vitesh është zbardhur vrasja e Albi Bashaliut në Peqin.

Ngjarja ndodhi në fshatin Gjoçaj më 27 Dhjetor të vitit 2021.

Autorët, pasi kanë zbritur nga mjeti i tij 35-vjeçarin, e kanë vrarë atë. Në tentativë për t’u larguar, makina e tyre nuk është ndezur dhe autorët janë larguar me automjetin e viktimës. Për të fshehur gjurmët, ata u vunë flakën makinës së tyre, e cila rezultonte të jetë e vjedhur në Tiranë.

Bashaliu u gjet i vrarë me armë zjarri në rrugë.

Dyshohet se krimi ka ndodhur për hakmarrje, pasi vëllai i viktimës Leonard Bashaliu vrau në 8 qershor të 2021-it, 44-vjeçarin Albert Xhahysaj.

Vetëm në sajë të megaoperacionit të djeshëm, pas dëshmisë së Artan Tafanit, i cili ndodhet pas hekurave për grabitjen e një pike të këmbimit valutor në Astir.

Operacioni është nisur me urdhër të prokurorisë së Elbasanit ndërsa dosja më vonë pritet t’i kalojë SPAK-ut.

Në kuadër të këtij operacioni janë lëshuar 16 urdhër-arreste dhe janë zbuluar 6 vrasje si dhe ngjarje të tjera kriminale, si vendosje eksplozivi dhe shkatërrim prone, apo dhe vjedhje.

 

Po ndodh...

ide