Parashikimi i motit për sot, reshje shiu dhe dëbore

Kjo e diel do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me mbizotërim të motit të vranët dhe me reshje shiu.
Reshjet do të vijojnë të jenë të herëpasherëshme në formën e shtrëngatave afatshkurta lokale deri në orët e vona të mbrëmjes së ditës së diel, kryesisht të përqëndruara në pjesën lindore të vendit.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak në Alpe dhe relievet malore në veri-verilindje-juglindje të vendit parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në lartësinë mbi 600-800 metër.
Era do të fryjë nga kuadrat i veriut me shpejtësi mesatare 3-12m/s, ndërsa në lugina, në relievet e larta malore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës arrin shpejtësi 13-22m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-4ballë.
Ndërsa temperaturat në disa zona do të zbresin disa gradë nën zero.
Prezencë e mjegullës së dendur lokale/mjegullinës në orët e mëngjesit/mbrëmjes dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës.
-
Supë me lëngun e kockave
1 Dhjetor, 08:12 -
Horoskopi për ditën e sotme, 1 Dhjetor 2024!
1 Dhjetor, 08:01
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


