Operacion “Sky ECC” në Greqi, 15 të arrestuar për vrasje e trafik droge

5 Dhjetor 2024, 17:55 / BOTA ALFA PRESS

Operacion “Sky ECC” në Greqi, 15 të arrestuar për

Në orët e para të mëngjesit, policia greke ka nisur një operacion të gjerë në Athinë dhe Mykonos, pas hetimeve të thelluara mbi komunikimet në aplikacionin “Sky ECC”. Sipas burimeve të siguruara, janë arrestuar të paktën 15 persona, të cilët dyshohet se janë anëtarë të grupeve kriminale që merreshin me trafikun e drogës, kryesisht në strehat e tifozëve.

Një grup i specializuar antidrogë ka ndërhyrë edhe në Mykonos, ku po hetohet një kompani që mund të ketë pasur lidhje me aktivitetet kriminale. Gjatë kontrolleve të banesave të të arrestuarve, policia ka gjetur prova që mund të lidhen me një vrasje të ndodhur disa vite më parë, duke shtuar kështu kompleksitetin e hetimeve.

 

Po ndodh...

ide