Sulmohet me gurë makina e grupit të xhirimit të News24 në veri të Kosovës
30 Maj 2023, 14:08 / AKTUALITET

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar sot në Veri të Kosovës, atje ku qytetarë serbë protestojnë dhe reagojnë dhunshëm, edhe ndaj mediave.
Pak çaste më parë, makina e grupit të xhirimit të News24 dhe Panorama tv, është goditur me një gur, ndërsa është rrezikuar jeta e shoferit të mjetit.
Gazetari Osman Stafa në një lidhje live për News24 tregoi se teksa ishte duke raportuar, një grup të rinjsh, rreth 5 persona, të maskuar, kanë goditur makinën. Ndërkohë, shoferi i mjetit, fatmirësisht nuk ka mbetur i plagosur. Po i njëjti dëmtim ka pasur dhe makina e A2CNN dhe një ditë më parë me atë të Top Channel.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



