Një viktimë dhe 3 të plagosur/ Identifikohen personat e përfshirë në aksidentin në Milot-Thumanë
12 Qershor 2025, 23:26 / AKTUALITET

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Milot-Thumanë, pranë fshatit Fushë Gjorëm, ku një person ka humbur jetën rrugës për në spital.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se një makinë, ku udhëtonin 4 persona të një familjeje ka humbur kontrollin duke përfunduar në kanal.
Bëhet me dije se 3 të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Burime nga Trauma për aksidentin e Milotit:
3 të plagosur po marrin trajtim tek Trauma, ndërsa 78 vjeçari Lirim Cahi ka humbur jetën rrugës.
Të aksidentuar kanë mbetur:
Lirim Cahi 78 vjeç
Ilir Cahi 55 vjeç
Mira Tafa 62 vjeç
Besmir Cahi 29 vjeç
-
-
Pogradec/ Rrëzohet në banesë, humb jetën 43-vjeçari
12 Qershor, 22:56
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


