Në kërkim për trafik droge nga Austria, arrestohet në pikën kufitare të Morinës 30-vjeçari

5 Mars 2025, 16:01 / AKTUALITET ALFA PRESS

Në kërkim për trafik droge nga Austria, arrestohet në

Policia ka vënë në pranga një 30-vjeçar nga Presheva, i cili ishte në kërkim nga autoritetet austrikae për trafik droge.

I riu u kap teksa po hynte në territorin e Shqipërisë. Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Vienën, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Austri.

Tentoi të hynte në Shqipëri, ndërkohë që kërkohej nga autoritetet austriake, për trafikim të lëndëve narkotike, ndalohet 30-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve të bazuara tek analiza e riskut, të kryera në kuadër të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare të Morinës, me objektiva goditjen e krimeve në kufi dhe parandalimin e lëvizjes së shtetasve që janë në kërkim, u ndalua në hyrje të Shqipërisë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Kukës, shtetasi O. K., 30 vjeç, banues në Preshevë.

Nga verifikimet e detajuara dhe intervistimi në vijë të dytë, ai rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të autoriteteve austriake, për trafikim të lëndëve narkotike.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Vienën, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Austri.

 

Po ndodh...