Moti i keq shkakton probleme në qarkun e Beratit, Kuçova dhe Skrapari mbeten pa energji elektrike

Reshjet e shiut dhe stuhia, që ka vijuar gjatë gjithë natës së djeshme në zonat malore, ka krijuar problematika të shumta me energjinë elektrike në rrethin e Skraparit dhe atë të Kuçovës.
Si rezultat i stuhisë së fortë, ka pasur probleme për sa i përket furnizimit me energji elektrike në disa fshatra.
U bë me dije se si pasojë e erërave të forta është dëmtuar fidri nr.9 në nënstacionin e Çorovodës, duke nxjerrë jashtë pune 2 kabina elektrike.
Ndërsa si rezultat i këtyre dëmtimeve kanë mbetur pa energji elektrike prej disa orësh 40 abonentë në fshatrat e thella malore: Leshnje, Potom, Kostren e Tomorr.Po kështu, dëmtime të linjave të shpërndarjes së energjisë elektrike ka pasur edhe në rrethin e Kuçovës, ku erërat e forta dhe shiu i pandërprerë, kanë dëmtuar fidrin.13/6 kV në nënstacionin e Kuçovës.
Si pasojë e 6 kabinave të dëmtuar nga ky fidër, janë pa energji elektrike që prej orëve të para të mëngjesit 200 abonentë në zonën Gegë-Frashër. Burimet zyrtare të OSHEE-së Berat, konfirmojnë se vijon puna për të riparuar linjat dhe kabinat e dëmtuara, me qëllim kthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


