Mashtronin të huajt me bursa fiktive, goditet call center-i në Tiranë, në pranga 2 persona, nën hetim 12 të tjerë
Policia e Tiranë ka goditur një tjetër rast të mashtrimit ndërkombëtar përmes bursave fiktive, duke zbuluar një call center të ngritur në një apartament.
Në kuadër të operacionit të koduar “Fasada”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, arrestuan dy administratorët e aktivitetit, Argest Rushi, 44 vjeç, dhe Leonard Maksutaj, 26 vjeç.
Sipas hetimeve, dy të arrestuarit administronin ambientin e marrë me qira në rrugën “Sulejman Delvina”, të përshtatur si call center, përmes të cilit mashtronin shtetas të huaj duke i bindur të investonin në bursa që në fakt nuk ekzistonin.
Gjatë ndërhyrjes së policisë u konstatuan në ambient edhe 12 operatorë, të cilët u proceduan në gjendje të lirë.
Në kuadër të operacionit u sekuestruan 19 njësi kompjuterike, 2 telefona celularë dhe 1 DVR, që dyshohet se përdoreshin për këtë aktivitet të paligjshëm.
Njoftimi i policisë:
Goditet një tjetër rast i mashtrimit ndërkombëtar nëpërmjet bursave fiktive.
Zbulohet gjatë operacionit policor të koduar “Fasada” një apartament i kthyer në call center.
Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë.
Vihen në pranga 2 shtetas, të cilët administronin ambientin e përshtatur për call center, përmes të cilit mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursa fiktive.
Procedohen në gjendje të lirë 12 shtetas (operatorë).
Sekuestrohen 19 njësi kompjuterike, 2 aparate celularë dhe 1 DVR.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, pas informacioneve të siguruara së fundmi, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Fasada”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në apartamentin në rrugën “Sulejman Delvina”, i cili ishte përshtatur si call center, ku kanë kapur në flagrancë shtetasit A. R. dhe L. M., si dhe 12 operatorë, të cilët mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursa fiktive.
Nga hetimet rezultoi se apartamenti ishte marrë me qira nga shtetasi A. R., i cili, në bashkëpunim me shtetasin L. M., e administronte këtë ambient me qëllim zhvillimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u vunë në pranga shtetasit A. R., 44 vjeç, dhe L. M., 26 vjeç, administratorë të ambientit.
Si dhe u proceduan penalisht 12 shtetas, operatorë, të cilët u kapën në flagrancë në apartament, gjatë ndërhyrjes nga Policia.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie të paligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit mbetet e vendosur për të goditur çdo formë të kriminalitetit, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese, si dhe për të mbrojtur qytetarët, brenda dhe jashtë vendit.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128