IDF vendos “vijën e kuqe” dhe paralajmëron banorët të mos lëvizin në jug të Libanit

25 Prill 2026, 12:08 / BOTA ALFA PRESS

IDF vendos “vijën e kuqe” dhe paralajmëron banorët

Ushtria izraelite (IDF) ka bërë një tjetër paralajmërim për banorët në jug të Libanit, duke u kërkuar të mos kalojnë një vijë të caktuar sigurie.

Sipas njoftimit, forcat izraelite vijojnë të qëndrojnë në pozicionet e tyre në Libanin jugor edhe gjatë periudhës së armëpushimit, ndërsa situata në terren mbetet e tensionuar.

IDF ka rikujtuar gjithashtu një listë me disa fshatra nga të cilat banorët duhet të shmangin lëvizjen drejt jugut, duke e konsideruar këtë një masë sigurie për shkak të kushteve ushtarake në zonë.

Paralajmërimi vjen në një kohë kur tensionet përgjatë kufirit mbeten të larta, pavarësisht njoftimeve për armëpushim.

Po ndodh...