Pas fitores së titullit, Kopmany e thotë hapur: Tani do bëjmë rotacion!

Me titullin kampion në xhep, Bayerni po përjeton një fund-sezoni të pazakontë, mes menaxhimit të energjive dhe objektivave madhorë. Pas fitores 2-0 në transfertë ndaj Bayer Leverkusen, bavarezët synojnë “dopietën” në arenën vendase, por mbi të gjitha e kanë vëmendjen te gjysmëfinalja e Champions League kundër Paris Saint-Germain.
Megjithatë, para përballjes europiane, qëndron transferta ndaj Mainz 05, një sfidë që trajneri Vincent Kompany nuk dëshiron ta nënvlerësojë. “Duam tre pikët, do të jetë një ndeshje e vështirë”, është shprehur ai.
Tekniku belg po planifikon disa rotacione në formacion, mes lodhjes fizike dhe problemeve të vogla me dëmtimet.
“Është e mundur që të marrim vendime thjesht logjike”, ka shtuar Kompany. Sipas raportimeve, pritet një formacion i ndryshuar, me Raphaël Guerreiro të avancuar në rolin e trekuartistit në vend të Jamal Musiala, ndërsa Leon Goretzka mund të përshtatet në mbrojtje përkrah Kim Min-jae dhe Hiroki Ito. Hapësira pritet t’u jepet edhe Alphonso Davies dhe Nicolas Jackson.
Pavarësisht fokusit ndaj Mainz-it, Kompany nuk e fsheh rëndësinë e përballjes me PSG-në. “Jemi njerëz, është normale të mendojmë për të. Por duhet të përgatitemi në mënyrën më të mirë, pa ndryshuar qasjen tonë”, theksoi ai.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128