Parashikimi i motit për sot, 25 prill 2025

25 Prill 2026, 08:16 / AKTUALITET ALFA PRESS

Parashikimi i motit për sot, 25 prill 2025

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se vendi ynë, ditën e shtunë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, ndërsa temperaturat do të arrijnë deri në 26 gradë Celsius.

Sipas njoftimit për medie, moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin. Era do të fryjë me drejtim juglindje–veriperëndim, me shpejtësi rreth 7 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdete, kryesisht në jug, pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s, e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1–2 ballë.

Po ndodh...