Napoli fiton me poker ndaj Cremoneses, ruan vendin e dytë

Napoli ka regjistruar një fitore të thellë 4-0 ndaj Cremonese në javën e 34-t të kampionatit italian, në një përballje të zhvilluar në stadiumin Diego Armando Maradona Stadium.
Skuadra vendase e nisi vrullshëm takimin, duke kaluar në avantazh që në minutën e 3-të me golin e Scott McTominay. Dominimi i Napolit vijoi edhe në pjesën e parë, ku në minutën e 45-të ishte Rasmus Højlund ai që dyfishoi shifrat.
Vetëm pak çaste më vonë, në minutën 45+3, Kevin De Bruyne thelloi avantazhin duke shënuar golin e tretë, duke e mbyllur praktikisht ndeshjen që në pjesën e parë.
Në fraksionin e dytë, Alisson Santos vulosi rezultatin përfundimtar 4-0 në minutën e 52-të. Ndërkohë, në minutën e 83-të, McTominay humbi mundësinë për të shënuar sërish, duke gabuar nga pika e bardhë e penalltisë.
Me këtë fitore, Napoli ngjitet në kuotën e 69 pikëve dhe mban vendin e dytë në renditje. Nga ana tjetër, Cremonese mbetet në vendin e 17-të me 28 pikë, duke vijuar të jetë në zonën e rrezikut.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128