“Adioni nuk po e respekton”, opinionistët: Takimi i Olës me vëllain pasqyroi mentalitetin maskilist shqiptar, s’do jetë më vetvetja

“U pasqyrua mentaliteti maskilist shqiptar”. I këtij mendimi ishte opinionistja Einxhel Shkira, teksa komentoi pjesëmarrjen e vëllait të Fabiolës në Ferma Vip.
Fabiani i kërkoi motrës rikthimin në shtëpi, me argumentin se nuk po zbatonte parimet. Por për opinionisten, Ola nuk është e lirë të veprojë vetë, ndërsa shtoi se Adioni nuk po e respekton ashtu siç duhet.
“Adioni nuk po e respekton Fabiolën. Ajo nuk ka treguar akoma veten e po hyn në një marrëdhënie, që marrëdhënie nuk mund ta quaj. Adi nuk e ka respektuar Fabiolën, por as vëllai në këtë rast. Një vajzë në moshën e Fabiolës duhet të veprojë vetë, edhe të gaboj. U pasqyrua mentaliteti maskilist shqiptar”, tha Einxhel.
Takimi mes Fabiolës dhe vëllait të saj, me distancë në mes, për Ermal Mamaqin ishte një skenë e filmave shqiptarë.
“Ishte skemë tipike e filmave shqiptar nga krahina e veriut. Këo reality shoë tregojnë realitetin shqiptar. Pamë që vetëm një shikim, tregojnë çfarë duhet të bësh çfarë jo”, tha Ermali.
Opinionistja Armina Mevlani deklaroi se pas këtij takimi, tashmë Ola do të ndryshojë dhe nuk do jetë 100% vetvetja.
“U ndjeva shumë keq. U preka. Si vajzë nuk e di si do isha ndjerë nëse familja ime do reagonte në këtë mënyrë. Ishte një formë presioni. Kur njeriu merr një presion, ndikohet. Ajo tani nuk do jetë 100% vetvetja”, tha Armina Mevlani.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128