Aksident me vdekje në aksin Elbasan-Cërrik

24 Prill 2026, 21:46 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident me vdekje në aksin Elbasan-Cërrik

Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete, një mjet tip “Benz” me targë AA170SR dhe një mjet tip “Volkswagen Caddy” me targë AA968VM.

Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i mjetit “Benz” ka humbur jetën në vendngjarje.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër është transportuar me urgjencë nga ambulanca drejt spitalit, ku po merr ndihmë mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.

Po ndodh...