Aksident në Fushë-Krujë, ndërron jetë pasagjerja, dëmtohen tre persona të tjerë
Një aksident me pasojë vdekjen e një pasagjereje dhe dëmtrimin e tre të tjerëve ka ndodhur rreth orës 17:10, në kryqëzimin e fshatit Gramëz në Fushë-Krujë.
Automjeti me drejtues shtetasin N. R., rreth 73 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues R. M., rreth 22 vjeç. Nga aksidenti ka ndërruar jetë T. L., 65 vjeçe, u plagosën dy drejtuesit e automjeteve, si dhe një këmbësore, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
“Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasja T. L., 65 vjeçe (pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin N. R) si dhe janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe një këmbësore shtetasja A. S., rreth 40 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128