Aksident në aksin Lezhë-Milot, një i plagosur rëndë

24 Prill 2026, 18:14 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident në aksin Lezhë-Milot, një i plagosur rëndë

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë-Milot, në afërsi të kryqëzimit të Shëngjinit.

Sipas informacioneve paraprake, një kamionçinë është përplasur me një motorçikletë dhe për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i kësaj të fundit.

I dëmtuari është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Po ndodh...