Zjarr në Qafshtamë të Krujës, shkrumbohet nga flakët lokali
24 Prill 2026, 18:36 / AKTUALITET

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë këtë të premte në Parkun Kombëtar të Qafshtamës.
Një lokal është përfshirë nga flakët, në rrethana ende të paqarta. Sipas raportimeve, lokali ndodhej vetëm pak metra nga burimi i njohur “Nëna Mbretëreshë” dhe ishte në pronësi të shtetasit Bukurosh Balliu.
Sipas të dhënave paraprake, dëmet janë të konsiderueshme, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128