Berisha: Ta rrëzojmë këtë regjim me kryengritje paqësore të armatosur! PD vihet menjëherë në lëvizje, fshin deklaratën

25 Prill 2026, 12:41 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha: Ta rrëzojmë këtë regjim me kryengritje

Pas publikimit të lajmit nga Alfapress.al, ku Berisha bëri thirrje për kryengritje të armatpsur, është vënë menjëherë në lëvizje zyrën e shtypit të Partisë Demokratike, e cila e ka fshirë menjëherë nga linku i transmetimit live në YouTube të aktivitetit, si edhe nga fjala e zbardhur që u dërgohet mediave.

Më poshtë, fjala e Berishës që është fshirë.

Në Europë thotë e kanë hequr. Në një kohë kur në Europë nuk e ka hequr asnjë vend, absolutisht. Çdo vend e ka rritur. Ka vende që e ka dyfishuar gjatë, në këtë periudhë, për fermerët, subvencionimin. E theksova këtë moment, sepse në qoftë se ne në një kryengritje paqësore të armatosur nuk i tregojmë vendin, nuk përmbysim këtë regjim, jo porti, por Shqipëria do ketë, do të jetë në rrokullisjen më të madhe”, tha Berisha.

Kjo nuk është hera e parë që Berisha bën thirrje për kryengritje të armatosur. Madje, në protestën e 20 shkurtit ishte vetë Berisha i cili i shpalli protestuesit e tij, kryengritës të armatosur. Sipas Kodit Penal, marrja pjesë apo udhëheqja e një kryengritje të armatosur dënohet me burgim të përjetshëm. 

Po ndodh...