Masakra e Lushnjës/ Apeli, burg përjetë për Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin

20 Mars 2023, 13:50 / AKTUALITET ALFA PRESS

Masakra e Lushnjës/ Apeli, burg përjetë për Orges Bilbilin

Apeli ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me burgim të përjetshëm për Orges Bilbilin, i dyshuar për masakrën e Lushnjës, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxhës në vitin 2017.

I njëjti vendim u la dhe për të akuzuarin tjetër, Anterio Kaloshi. 

Në dosjen hetimore, sipas balkanweb.com u tha se këta dy persona tentuan që të vrisnin nipin e Aldo Bares, Xhulio Shkurtin, por vranë miqtë e tij, ndërsa u plagosën dhe dy të tjerë.

Ndërkohë, Detar Hysi, avokati i Orges Biblilit, tha se gjykata ka tejkaluar çdo kompetencë. “Një vendim i bazuar me prova jo të marra në formën e kërkuar nga ligji! Gjykata ka tejkaluar kompetencat. Do të ndjekim rrugët ligjore”, tha avokati në reagimin e tij.

 

Po ndodh...

ide