Lihet në burg babai që vrau djalin me çekiç në Korçë
20 Shkurt 2023, 10:53 / AKTUALITET

Mbetet në burg 77-vjeçari Shefki Bylykbashi, i cili akuzohet se vrau me çekiç djalin e tij, 50-vjeçarin Hamdi Bylykbashin. 77-vjeçari doli sot para gjykatës ku ndaj tij u vendos masa “arrest në burg”.
Sipas avokatit, ngjarja ka ndodhur në një situatë të rënduar psikologjike dhe të përsëritur, çka ngre dyshime të forta edhe sipas provave se mund të jetë bërë për vetëmbrojtje.
Kokë ulur brenda kafazit të qelqtë, 77 vjecari, ai kërkoi nga mediat të mos filmohet, ndërsa është dëgjuar të thotë: “Më lini more, njeri jam edhe unë”.
Ngjarja e rëndë u regjistrua të shtunën në fshatin Zvezdë të Korcës. Fillimisht ajo u raportua si aksidentale ndërsa më pas, mjekësia ligjore konfimoi se 50-vjecari Hamdi Bylykbashi ishte goditur për vdekje me cekic.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



