Kishte planifikuar vrasjen e 3 personave, arrestohet 41-vjeçari në Pogradec

24 Shtator 2023, 14:29 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kishte planifikuar vrasjen e 3 personave, arrestohet 41-vjeçari në

Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë në Pogradec.

Lorenc Kuqo, banues në fshatin Rrëmenj në Pogradec, ishte dënuar më parë nga Gjykata e Lartë me 7 vite e 3 muaj burg. Ai akuzohet se pas një konflikti me 3 shtetas në Pogradec, kishte siguruar armët dhe mjetet materiale për eleminimin e tyre.

Policia e parandaloi këtë ngjarje e cila do të ndodhte në ambientet e një lokali.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 automatik kallshnikov, 1 automjet dhe 1 kapuç që posedonte Lorenc Kuqo.

Po ndodh...

ide