Kaluan Vetting në KPK, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e dy gjyqtarëve të Tiranës

18 Qershor 2024, 19:36 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kaluan Vetting në KPK, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e dy
Komisioneri Publik ka animuar vendimet e KPK-së për dy gjyqtarët Artan Hajredinaj dhe Ardjana Bera, që ishin konfirmuar në detyrë në shkallën e parë të Vetting. Komisioneri Publik në ankimimin e depozituar në KPA, në përputhje me afatet kohore, kërkon ndryshimin e vendimit të KPK-së, pra shkarkimin e dy gjyqtarëve dhe largimin e tyre nga sistemi.

Artan Hajredinaj është gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë.

Komisioneri Publik konstaton se, nga shqyrtimi i vendimit nr. 744/2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe akteve shoqëruese të tij, paraqiten gjetje dhe rrethana të tilla ligjore që e bëjnë të cenueshëm vendimin në tërësinë e tij.

Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në përfundim të hetimit tërësor të çështjes, të vendosë ndryshmin e vendimit nr. 744, datë 19.3.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Artan Hajredinaj.

Ardiana Bera,është gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë.

Komisioneri Publik, pas shqyrtimit të vendimit nr. 760/2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, konstaton se vendimi i Komisionit është i cenueshëm, pasi subjekti i rivlerësimit nuk ka arritur të provojë të kundërtën e barrës së provës për kriterin e pasurisë dhe nuk është konkluduar në arsyetimin e vendimit, lidhur me çështje të vlerësimit të aftësive profesionale, që ishin pjesë e hetimit administrativ.

Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në përfundim të hetimit tërësor të çështjes, të vendosë ndryshmin e vendimit nr. 760, datë 26.4.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Ardiana Bera.