Ja përse po mbahet ‘peng” arrestimi i Arben Ahmetajt, çfarë u gjet në vilën e tij nga BKH

17 Mars 2023, 13:02 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ja përse po mbahet ‘peng” arrestimi i Arben Ahmetajt,

Vonesa e kthimit të një përgjigje zyrtare nga drejtësia franceze, italiane, gjermane, malteze dhe ajo austriake, ka vonuar Prokurorinë e Posaçme SPAK, për të proceduar me arrestimin e ish-ministrit të Financave dhe ish-zv/kryeministrit të Shqipërisë, Arben Ahmetaj, raporton gazetari i Ora News, Elton Qyno.

Sipas tij, SPAK, vijon të mbahet peng i përgjigjeve të këtyre shteteve. Ndërkohë prokurorët një vit më parë kërkuan përmes letërporosive, informacion nëse zv/kryeministri Shqiptar, Arben Ahmetaj, kishte fjetur në disa hotele dhe nëse këto hotele ishin paguar ose jo nga karta bankare e Klodian Zotos.

Zoto është njëri nga aksionerët e shpallur në kërkim nga SPAK, dhe rezulton të jetë marë i pandehur për akuzën e “Falsifikimit të dokumentave”, “Mashtrimit me shuma të mëdha financiare” dhe “Korrupsionit aktiv”.

Por kohët e fundit SPAK, ka përparuar me hetime në drejtim të s’qarimit të pozicionin penal të Arben Ahmetaj. Kjo përparësi është vënë në dukje edhe me kontrollin e 3 banesave në Tiranë dhe në kompleksin turistik “Vala Mar”, ku shtëpitë e bashkëjetueses Erjola Hoxha dhe ish-bashkëshortes, Albina Mançka.

Vetëm në vilën e zonjës Erjola Hoxha dhe Arben Ahmetaj në Hamallaj, oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë mundur të gjejnë 40 mijë euro, një set me cigare Puro kubaneze me vlerë 2 mijë euro dhe shishe verërash që variojnë nga 2 mije deri në 7 mijë euro.

Ahmetaj, i ka kundërshtuar në gjykatën e Apelit kokntrollet e SPAK njësoj siç ka kundërshtuar publikisht dhe ligjërisht qëndrimet e tij, në disa hotele luksoze të Europës, ku pretendohet se janë paguar nga Klodian Zoto.

Ndaj SPAK, ka kërkuar që këto pretendime ti marrë në formë ligjore nga institucione të Drejtësisë, Gjermane, Franceze, Italiane, Malteze dhe Austriake.

Nëse drejtësitë e këtyre vendeve konfirmojnë se vërtet Arben Ahmetaj dhe bashkëjetuesja e tij, Erjola Hoxha, kanë qëndruar në këto hotele të paguar nga Klodian Zoto, atëherë asgjë nuk e ndal arrestimin e ish-zv/kryeministrit Shqiptar.

Por çështja e incenatorëve nuk është dosja e vetme ku SPAK po heton Arben Ahmetaj. Pasi një dosje e dytë, që pritet të plasë kundër tij, është ajo e privatizimit të Fabrikës së Bukës për qytetin e Tiranës.

Kjo pronë me sipërfaqe prej 3 mijë m2 ishte në inventarin e pasurive të Ministrisë së Financave. Por gjatë periudhës së drejtimit të këtij dikasteri nga Arben Ahmetaj, ky i fundit ka firmosur ta privatizojë duke ja dhënë me ankand të drejtën e investimit një klani të caktuar interesash, të cilën pasi e morën pasurinë e zhvilluan duke ndërtuar pallate.

Përmes firmës së Arben Ahmetaj, përjashtoi ish-pronarët e familjes Myderizi nga e drejta e fitimit të pasurisë, megjithëse ata kishin mundur ta fitonin pronën përmes vendimeve të gjykatave. Për këtë çështje në SPAK është thirrur dhe ka dëshmuar ish-ministri Shkëlqim Cani dhe disa zyrtarë të tjerë të ministrisë së Financave.

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128