Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako u pyet në SPAK për një objekt pa leje
17 Mars 2023, 11:13 / POLITIKË

Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako merret në pyetje në SPAK.
Sipas “BalkanWeb” Dako është pyetur dje për 3 orë nga hetuesit në lidhje me një objekt pa leje.
Brenda dy ditësh dy kryebashkiakë të dhe një ish-kryetar bashkie socialist janë paraqitur në SPAK.
Lefter Alla, kryetari i bashkisë Bulqizë u arrestua dje nga SPAK për abuzim me tendera. Sot Artur Bushi i Krujës u thirr nga SPAK për disa çështje të hapura.
Ndërsa Dako i shtohet listës së zyrtarëve apo ish-zyrtarëve që thirren nga SPAK. Të tre emrat janë të përfolur për akuza të shumta dhe objekt i akuzave nga opozita shqiptare.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



