Iu vendos tritol në murin rrethues të banesës, reagon deputeti i PD: S'kam konflikte

19 Shtator 2025, 09:47 / AKTUALITET ALFA PRESS

Iu vendos tritol në murin rrethues të banesës, reagon deputeti i

Kamza u trondit pas mesnate nga një shpërthim i fortë me lëndë plasëse që u vendos në banesën e deputetit të PD-së, Xhelal Mziu. Policia njoftoi se lënda plasëse, sasia e së cilës ende nuk është përcaktuar, u vendos në murin rrethues të banesës së deputetit demokrat rreth orës 01:00 në rrugën ‘Arjan Sala’. 

Mziu, në dëshminë e parë të dhënë për hetuesit, ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri dhe nuk ka idenë se kush mund të jetë autor.

Nga shpërthimi nga pasur vetëm dëme materiale, ndërsa u dëmtua edhe një automjet i parkuar aty pranë. Makina ka pësuar krisje në xham. Ndërsa në një tjetër video nga kamerat banesat e lagjes, dëgjohet shpërthimi i fortë.

Banesa e Mziut nuk ka pasur kamerat aktive pasi ishte shkëputur për shkak të një defekti dhe nuk kanë filmuar gjë. Gjithashtu nga burimet është bërë me dije dhe hapja e kamerave të sigurisë në zonë nga ku është parë që autori ka qenë një person i vetëm, i veshur me të zeza dhe duke lëvizur me biçikletë.

Ende nuk dihet edhe sasia e lëndës plasëse të përdorur pasi priten ekspertët për ta përcaktuar. Nuk dihet nëse deputeti demokrat ka pasur ndonjë konflikt apo nëse është një mesazh paralajmërues ndaj tij.

“Rreth orës 00:55, dyshohet se në rrugën “Arjan Sala”, në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. M., është vendosur një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme  materiale. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.

Sakaq, theksojmë se Mziu doli deputet nga 11 maji pasi ishte pjesë e listës së sigurt në qarkun Dibër. Gjatë fushatës, ai u përfshi në një incident, ku një zyrtar në Bulqizë e denoncoi në polici për dhunë.

 

Po ndodh...